AKSIDENT/ Përplasen dy automjete në aksin rrugor Pukë- Shkodër – dy persona përfundojnë të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Pukë-Shkodër. Në aksident raportohet se janë përfshirë dy automjete. 

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Pukës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa raportohet se aksi është aktualisht i bllokuar dhe pritet të hapet për pak minuta.