AKSIDENT/ Mjeti del nga rruga në aksin Milot-Thumanë; një i vdekur dhe tre të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Thumanë, ku një person ka humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ndodhi pranë fshatit Fushë Gjorëm, teksa të plagosurit janë dërguar me autoambulanca në spitalin e Traumës në Tiranë. Aktualisht mësohet se 3 të plagosur po marrin trajtim tek Trauma, ndërsa 78-vjeçari, i identifikuar si Lirim Cahi, ka humbur jetën rrugës për në spital.

Shkak për aksidentit dyshohet se është bërë humbja e kontrollit të automjetit i cili më pas ka dalë nga rruga. Të plagosu mësohet se kanë mbetur, Ilir Cahi 55 vjeç, Mira Tafa 62 vjeç, Besmir Cahi 29 vjeç.

Ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.