AKSIDENT/ Makina në Fier, plagos tre të mitur…

Një aksident ka ndodhur në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, në fshatin Plyg.

Një shtetas 15 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët 13 vjeç dhe 14 vjeç, si dhe vet drejtuesi i mjetit, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.