AKSIDENT/ Automjeti përplas dy turistët e huaj në Vlorë – të plagosurit jashtë rrezikut për jetën

Aksident në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë. Një automjet në lëvizje përplas dy këmbësorë, turistë të huaj, një prej të cilave ishte femër. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë së Vlorës që kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Të dy personat e plagosur kanë marrë fillimisht ndihmën e parë mjekësore në qendrën shëndetësore verore në zonën e plazhit te vjetër ndërsa me pas me auto ambulancë janë dërguar drejt spitalit rajonal të qytetit të Vlorës për ndihmë mjekësore por jashtë rrezikut për jetën