VIZITA NE MOSKE/ Lideri i të vetmit shtet anëtar i BE që shkon tek Putini; Fico anashkalon gjysmën e Evropës

Aeroplani me kryeministrin sllovak, Robert Fico (partia Smer) është nisur për në Moskë përmes një rruge jugore, pasi Estonia, Letonia dhe Lituania nuk lejuan kalimin ajror të aeroplanit sllovak.

Gazeta Denník N publikoi itinerarin e fluturimit të Ficos – ai kalon përmes Hungarisë, Rumanisë, Detit të Zi, Gjeorgjisë dhe Federatës Ruse. Në Moskë pritet të aterojë në orën 20:26, sipas kohës lokale, ndërsa nisja nga Bratislava ishte planifikuar pas orës 15:00. Edhe pse fluturimi drejt kryeqytetit rus zakonisht zgjat rreth dy orë e gjysmë, Fico, për shkak të rrugës së devijuar, do të udhëtojë për më shumë se pesë orë.

Në aeroplan, përveç kryeministrit, ndodhen edhe dy eurodeputetë nga partia Smer, si dhe një deputet i parlamentit sllovak nga e njëjta parti, shkruan reuters.