ORGANIZATA KRIMINALE/ “Visi negociatori më i mirë i kokainës” – Zbardhet dëshmia e Nuredin Dumanit për italianët

Dosja e anti-mafias italiane mbi organizatën kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikimin e kokainës dhe heroinës, bën me dije se kishte si drejtues kryesor shtetasin Xhevdet Troplini.

Organizata me shtrirje ndërkombëtare u zbulua nga autoritetet italiane, pas një hetimi të thelluar të udhëhequr nga Prokuroria e Antimafias në Bari, në bashkëpunim me SPAK-un shqiptar dhe autoritetet gjermane.

Ndërmjetësit kryesor të Xhevdet Troplinit në këtë aktivitet dyshohet të kenë qenë Adi Çoba dhe Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”.

Dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, përpara prokurorëve italianë kanë ofruar detaje për disa nga emrat më në zë të krimit, por dhe personazhe, të cilët kanë vepruar, pa u ekspozuar më parë. Në dosjen italiane, bashkëpunëtori i drejtësisë, ka përshkruar aktivitetin kriminal të Xhevdet Troplinit dhe nipit të tij Elvis Doçi, i njohur ndryshe si Visi i Pojës. Sipas tij, Troplini drejton një grupet më të rrezikshëm në vend, ku nipi i tij, është po ashtu një figurë udhëheqëse.

“Vitet e fundit është bërë grupi më i madh, të paktën në qytetin e Durrësit për trafikun e kokainës dhe heroinës dhe më pas për vrasje”, thotë Dumani për Xhevdet Troplinin.

Bashkëpunëtori i drejtësisë ka dhënë gjithashtu informacione që e pozicionojnë Elvis Doçin ose siç njihet ndryshe Visi i Pojës si një figurë të lartë brenda kontekstit kriminal të lidhur me grupin e udhëhequr nga xhaxhai i tij, Xhevdet Troplini. Në veçanti, pasi e ka njohur nëpërmjet një fotografie, Dumani ka deklaruar se e njeh prej shumë vitesh “Visin e Pojaëss”, për shkak të bashkëpunimit të ngushtë kriminal që ai kishte pasur në të kaluarën me Fatmir Troplinin, i quajtur “Miri”, djali i Xhevdet Troplinit,

Ai ka treguar se “Visi i Pojaës”, zakonisht trafikonte lëndë narkotike të llojit heroinë (nga viti 2010 deri në 2013); që nga viti 2013, ai ka filluar të trafikon sasi të mëdha kokaine (“tonelata”), në vend të heroinës.

Pjesë e procesverbalit të marrjes në pyetje të Nuredin Dumanit

BASHKËPUNËTORI: “Po, numri pesë (5).”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Po, numri pesë (5).”

BASHKËPUNËTORI: “E identifikoj shumë mirë.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Kush është?”

BASHKËPUNËTORI: “Nuk e di mbiemrin e tij, por e njoh me emrin Visi. E njoh prej vitesh, që kur isha i vogël, rreth 16-17 vjeç.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Çfarë di për këtë Visin, me çfarë merrej?”

BASHKËPUNËTORI: “Visi është një negociator shumë i mirë.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Negociator i çfarë?”

BASHKËPUNËTORI: “Fillimisht për trafikun e heroinës.”

Oficer i P.G., GJONI: “Në cilin vit?”

BASHKËPUNËTORI: “Nga viti 2010 deri në 2013 ishin më të fuqishmit.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Për heroinën gjithmonë?”

BASHKËPUNËTORI: “Për heroinën.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Në cilin periudhë?”

BASHKËPUNËTORI: “2010 – 2013.”

MAJOR CEA: “Bën pjesë në ndonjë grup?”

BASHKËPUNËTORI: “Një grup shumë i madh. Është grupi i Xhevdet Troplinit.”

Oficer i P.G., DUKA: “Shpjego lidhjen me Xhevdetin.”

BASHKËPUNËTORI: “Grupi i Xhevdet Troplinit në vitet e fundit është bërë grupi më i madh, të paktën në qytetin e Durrësit.”

Oficer i P.G., GJONI: “Për çfarë?”

BASHKËPUNËTORI: “Për trafikun e kokainës dhe heroinës, dhe më pas për vrasjet. Jo vrasje me pagesë.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Më parë thatë se ai ishte një negociator i madh i heroinës nga 2010 deri në 2013. Pse vetëm deri në 2013? Çfarë bëri më pas?”

BASHKËPUNËTORI: “Më pas në 2013 ai la heroinën dhe filloi me kokainën sepse heroina nuk kishte shumë vlerë.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Vetëm kokainë apo edhe heroinë?”

BASHKËPUNËTORI: “Jo, për heroinë nuk e kam dëgjuar më, por për kokainë po. Me tonelata.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Bën pjesë në grupin e Troplinit?”

BASHKËPUNËTORI: “Po. Është numri dy.”

NËNKOLONEL OCCHIOGROSSO: “Si e thërrasin Visi?”

BASHKËPUNËTORI: “Kusho (në shqip, kushëri) me pseudonim.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Visi?”

BASHKËPUNËTORI: “Po, Visi. Miri më thoshte ‘duhet të flas me kushëririn tim (në shqip kusho)! Duhet të takoj Visin.’”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Dhe kur e thoshte këtë, i referohej Visit?”

BASHKËPUNËTORI: “Visi, Visi, gjithmonë Visi.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Ok. Në grupin e Troplinit, me çfarë merrej Visi?”

BASHKËPUNËTORI: “Me të gjithë veprimtarinë kriminale.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Ke pasur marrëdhënie të drejtpërdrejta me Visin?”

BASHKËPUNËTORI: “Po, kam pasur.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: “Nëpërmjet Chat-it?”

BASHKËPUNËTORI: “Jo, jo me Chat, personalisht.”

NËNKOLONEL OCCHIOGROSSO: “Po e thërrisnin Visi apo edhe Visi i Pojës?”

BASHKËPUNËTORI: “Të gjithë e thërrisnin Visi i Pojës.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: “Nuk kishte persona të tjerë me këtë emër?”

BASHKËPUNËTORI: “Për një kohë mendova se mbiemri i tij ishte Poja.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: “Vetëm ai?”

Oficer i P.G., DUKA: “Vetëm atij i thoshin Visi i Pojës, apo ia thoshin dikujt tjetër?”

BASHKËPUNËTORI: “Jo. Vetëm atij. E thoshin edhe Miri i Pojës, duke iu referuar djalit të tij. Djalit të Xhevdet Troplinit të quajtur Poja. Doni t’ju tregoj kur është arrestuar Poja?”