VIDEO-KUJTESE/ Surpriza e javës së fundit të Tomorit të doktorit, si memorandumi i pashkruar i Kuçit të piktorit…..

Ndonëse jemi mu në mes të javës së fundit të zgjedhjeve e shumëfolura e pandodhur surprizë bombë që Tomori i doktorit kurdisi në studio të news24, ende nuk po plas.

Siç surpriza pret të plasë ende pa u tharrë boja mbi volumin II të fletëve të librit të vjedhjes së zgjedhjeve gati për publikim pas të shtatave të 11 Majit, mjë tjetër hall mban ngërthyer popullatën: piktori kryeministër kur po e publikon memorandumin e Kuçit duke vënë në pah aftësitë e tij profetike, se në ç’përmasa do ta ketë fitorjen e rradhës

Për 3 ditë hëm surpriza e doktorit s’është më e tillë dhe memorandumin e piktorit e merr era e lumit të Vlorës, ama sot sa ç’priten këto dy të premtuara të ndodhin askujt si bën përshtypje rezultati i trukuar dhe paracaktuar më 11 Qershor 2024, që në analet e politikës shqiptare ka hyrë si data e pazarit të vulës së PD..