TOP MERKATO/ Wirtz zgjedh Bayern; bavarezët bëjnë të tyren yllin gjerman

Mesfushori i Leverkusen, Florian Wirtz ka marrë një vendim të madh për karrierën e tij.

Ylli gjerman ka vendosur t’i bashkohet kampionit të saposhpallur të Gjermanisë, Bayern Munich.

Sipas “Bild”, Wirtz vendimin e tij ja ka komunikuar edhe trajnerit të Leverkusenit, Xabi Alonso.

Kujtojmë se mesfushori gjerman është pjesë e Leverkusenit nga viti 2020 dhe ka arritur të bëjë 195 paraqitje, duke shënuar 57 gola dhe 63 paraqitje.

Gjatë këtyre viteve ka fituar Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën.