TAKIMI/ Rama zbulon bisedën në Gjermani me mikun e Berishës, Elmar Brok: “Erdha në Tiranë të të vrisja, por t’i ngjitesh më lart!”

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani ku ka takuar ish-eurodeputetin e PPE Elmar Brok, që njihet për miqësinë me kreun e PD Sali Berisha, të cilin e ka mbështetur edhe kur ndodhej në arrest shtëpie.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Rama ka ndarë edhe një moment nga biseda me aleatin e rivalit të ti politik.

“Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart!

Unë: Elmar, vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë! Vjen në Tiranë dhe s’pi një kafe me mua, ndërkohë që unë të jam borxhli, sepse siç thoshte Niçja, “Çfarë s’të vret të bën më të fortë”!

Plas e qeshura dhe përqafohemi si miq të vjetër”, shkruan Rama në Facebook.