Është mbajtur këtë të mërkurë seanca e radhës për dosjen e “Sterilizimit” ku i pandehur është edhe ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj.
GJKKO pasi dëgjoi argumentet e palëve vendosi që ish-ministri të gjykohet i vetëm me procedurë të zakonshme ndërsa 8 të pandehurit e tjerë do të gjykohen me procedurë të shkurtuar.
Në seancën e sotme Beqaj i ka kërkuar SPAK që ti japë vendimin e ish-krimeve të rënda, sipas tij çështja për të cilën po gjykohet është hetuar më parë dhe është mbyllur nga prokuroria, ndaj sipas tij “parimi i gjësë së gjykuar” i jep pafajësi.
Gjatë seancës Beqaj ka refuzuar gjykimin e shkurtuar duke iu drejtuar prokurorëve duke ju thënë “ Ne nuk jemi sekonda, jeta jon nuk është sekonda për gjykim të shkurtuar”.
Në fund të seancës Gjykata e Posaçme doli me vendimin që të pandehurit: Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj, Matilda Serjani , Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri , Naila Ajazi do të gjykohen me procedurë të shkurtuar, ndërsa Beqaj me procedurë të zakonshme.









