Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje kandidatëve të Partisë Socialiste në të 12 qarqet e vendit që të mbeten një skuadër deri në fund. Duke u shprehur se nuk duhet që “përveç humbjes së garës, të humbasin edhe fytyrën”, me iniciativa personale të kërkimit të filmimeve të numërimit të votave nga KQZ, duke ngritur dyshime rezultati i votave preferenciale, pas garës së brendshme në parti.
Reagimi i tij vjen pasi disa kandidatë të PS i kanë kërkuar KQZ-së pamjet filmike të numërimit.
Mesazhi i kreut të PS:
Kam marre njoftim me trishtim per disa iniciativa individuale, per te kerkuar filmime e rinumerime e ku di une per voten preferenciale!
Natyrisht qe nuk ndaloj dot askend qe te beje me koken e vet, por duke qene se ketu ne kete dritare jemi akoma nje skuader dhe une dua qe keshtu te mbetemi, do keshilloja qe te mos i hyhet asaj rruge, sepse e para, humbja e nje gare s’duhet te behet sebep per te humbur edhe fytyren, kur ne fakt nuk ka asnje shans, zero, qe me tere ata sy mbi ekrane, te kete devijime vote te permasave qe do ta mbushnin hendekun e kujtdoqofte me ata qe kane dale fitues jo me 10 e 20 po me shume me teper vota diference me pasuesit ne klasifikim; e dyta, kjo i bie qe te hidhet hije mbi njerezit tane qe kane ndenjur pafundesisht neper tryeza numerimi, e qe nuk e meritojne kurrekund nje hije te tille dyshimi per kontributin e tyre te madh; e fundit, parafytyrojeni vete se sa keq do te ndjehet kushdo qe do i hyje kesaj rruge, duke ushqyer qenerine mediatike, kur ne fund mali i mbarsur mos pjelle dot as nje mi!









