Napolitanët duket se po e shijojnë më shumë titullin kampion të këtij viti, se atë të dy sezoneve më parë, që kthehej pas shumë kohësh. Kjo shihet edhe nga mënyra se si napolitanët kanë festuar në natën që i dha trofeun.
Thuajse gjithçka ka qenë e mbyllur në qytet gjatë ditës dhe të gjithë përgatiteshin për festën pasdite, duke u mbledhur në sheshet kryesorë të qytetit, apo rreth stadiumit në të cilin ishin të pranishëm ata më fatlumët që kishin siguruar bileta pas 400 mijë kërkesave për të tilla.
Megjithatë, edhe ata që ishin jashtë e kanë festuar në mënyrën më të mirë duke i kthyer rrugët e qytetit në një stadium të mirëfilltë, siç tregojnë pamjet e regjistruara në “Piazza Plebiscito” në momentin kur Skot MekTominej i dha avantazhin napolitanëve.









