RIKTHIMI/ Alegri te Milani pas 11 vitesh, tekniku firmos kontratën 3-vjeçare me kuqezinjtë

Masimiliano Alegri është trajneri i ri i Milanit. Firma është hedhur në kontratë siç raportohet në Itali, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi.

Alegri do të prezantohet bashkë me Igli Taren. Ishte dëshira e këtij të fundit, që prezantimi të bëhej bashkë me trajnerin e ri të kuqezinjve.

Rikthimi te Milani për Alegrin vjen pas 11 vitesh. Paga e tij do të jetë 5 milionë euro në sezon plus bonueset. Kontrata e firmosur nga 57-vjeçari është e vlefshme për tre vitet e ardhshm, 5 mln euro neto në sezon + 2 mln euro bonus (zona Champions+titull)

Tare i surprizoi të gjithë duke e mbyllur këtë marrëveshje në kohë rekord. Alegri numëron gjashtë tituj kampion në Serinë A, ku një prej tyre është fituar me “Djallin”.