Dhëndëri i Sali Berishës tjetër kërkesë Gjykatës së Lartë për masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.
Malltezi kërkon nga Gjykata e Lartë revokimin e masës së sigurisë në ngarkim të tij pas tashmë dosja ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme.
Dhëndri i Sali Berishës ndodhet në arrest shtëpi prej nëntorit të vitit 2023, pasi togat e zeza zëvendësuan masën e caktuar ndaj tij nga “arrest me burg” në atë shtëpiak.
Malltezi, akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij, Sali Berisha.









