REAGIMI/ Berisha e akuzoi sozien e LaCivitas për blerje votash, i përgjigjet Sinaj: Zarfat e vetëm të këtyre zgjedhjeve janë ato të ardhur nga diaspora!

Deputeti Vullnet Sinaj i cili ka dhe një ngjashmëri të frikshme me konsulentin amerikan të Berishës, LaCivits,

është përgjigjur përmes një reagimi në rrjete sociale, kryedemokratit Sali Berisha, pasi ky i fundit e akuzoi për blerje votash në Vlorë.

Vullnet Sinaj i thotë Sali Berishës se Edi Rama ka të drejtë kur i thotë buf, ndërsa shton se kryedemokrati do shënojë humbjen e radhës ditën e nesërme.

Reagimi i plotë

Sali, besoja që Edi Rama e ekzagjeronte kur na argumentonte që ti je vertet një Buf kënete (se ai e ka bindje që ti ke kaluar metamorfozë nga njeri në buf) por me këtë që lexove për mua, kam shumë frikë se ai ka të drejtë!

Zarfat e vetëm të këtyre zgjedhjeve o Buf i kënetës janë ato që kanë ardhur me DHL nga diaspora, të tjerat janë ALIBIA jote e turpshme e humbjes numër 100! 
Do mundesh keq këtë herë Sali, shumë shumë keq!