NIS VOTIMI/ Shqipëria zyrtarisht në proces zgjedhjeje në të gjitha qarqet, votojnë qytetarët e parë

Nis proçesi i votimit në të 12 qarqet e vendit

Të dhëna zyrtare për proçesin :

Në zgjedhjet e 11-ta parlamentare që prej vitit 1991, të drejtën e votës sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme, e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, nga të cilët 114,642 të rinj do të votojnë për herë të parë.

Gjithashtu, edhe 3 027 persona, të dënuar dhe të paraburgosur pritet të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në 21 institucione të ekzekutimit të vendimeve penale.