PROCESI I RIVLERESIMIT/ KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës, ja emri…

Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Tiranës Ardiana Bera.

Trupi gjykues i KPA, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, vendosi ndryshimin e dhënë 1 vit më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Ardiana Bera.

Bera e ka filluar karrierën në vitin 1997 dhe deri në vitin 2010 ka ushtruar funksionin si gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Në vitin 2010 ajo është transferuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë Bera njihet nga opinioni publik për gjykimin e çështjes kundër oficerëve të gardës, Ndrea Prendi dhe Agim Llupi, të akuzuar për vrasjen e protestuesve gjatë tubimit të 21 Janarit, 2011.