PROÇEDIMI/ Shkeli ligjin elektoral, Policia e Fierit shoqëron kandidatin e PD

Arsyeja e shoqërimit ka qenë për shkak se një tendë e vendosur prej tij në qendër të qytetit është hequr nga policia, për shkak se i kanë bërë më dije që është në shkelje me ligjin elektoral.

Në këtë moment, kandidati Semanjaku ka kundërshtuar dhe për të mos lejuar precipitimin e situatës, uniformat blu kanë shoqëruar Semanjakun në drejtorinë e policisë Fier.

Në mbështetje të kandidatit demokrat kanë shkuar drejtuesi politik i PD në Fier, Gazment Bardhi dhe deputeti Luan Baçi.