Jorida Tabaku mori mbi 20 mijë vota në Tiranë duke u renditur e para në listën e hapur e për rrjedhojë mori edhe mandatin e deputetit.
Por brenda selisë blu ka zëra publikë tashmë që numri i madh i votave të saj ka ardhur prej investimit të Edi Ramës.
Adriana Kalaja, e cila ishte në listën e hapur të kandidatëve të Tiranës, ku mori 2826 vota, e quan Tabakun si Sudja e ASHM-së.
Duke sjellë ndërmend dhe shumë deklarata publike atakuese të Znj. Kalaja dhe pajtimi me to në heshtje të Z. Berisha, flitet se zonja në fjalë kursesi edhe ndaj reagimit në fjalë mund të kenë dhe pohimin në heshtje të ish-kryeministrit.
Kjo tregon se në ASHM nuk lejohet të shkëlqejë askush që eklipson figurën e liderit, që s’ka ndërmend të njohë përgjegjësinë e humbjes nëpërmjet aktit të dorëheqjes.
Statusi i Kalasë:
Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët dhe këtë e dinë të gjithë.
Qëllimi:
Për të poshtëruar Berishën;
Për të mbuluar blerjen e atyre të vetëve si Sara Mile;
Për të zgjedhur opozitën që do.
Do ja shohin hajrin shpejt Sudes
E do Rama në krye të PD.










