Kur mbeten më pak se një orë nga orari zyrtar i mbylljes së qendrave të votimit, Vlora mbetet qarku me pjesëmarrje më të ulët në votime.
Deri në orën 18:00 kishin votuar vetëm 30,96% e qytetarëve.
Gazetari i Euronews Albania ka raportuar sot gjatë gjithë ditës se rrugët, shëtitorja dhe kafenetë ditën e sotme në Vlorë kanë qenë plot me njerëz që mesa duket kanë zgjedhur të shijojnë motin e mirë dhe Giro d’Italia në vend që të shkojnë të votojnë.









