Sekretari i Partisë së Sali Berishës, Flamur Noka është përplasur me disa votues në Vorë ne një qendër votimi. Ai dëgjohet duke replikuar me një petson të njohur në zonë, Xhabafti, ndërsa i paralajmëron se “do ta shikojnë” pas 11 majit.
“Keni intimiduar. E shoh se çfarë qytetari i lirë je. Ta tregoj unë. Janë pajisur të gjithë me karta vëzhguesish. Do ta shohim pas 11 majit”, tha Noka.
Ky nuk është një rast i izoluar kur Partia Demokratike merr rolin e protagonistes për keq në këto zgjedhje.
Më herët, kandidatë dhe përfaqësues të saj partie kanë hyrë nëpër qendra votimi dhe kanë bërë thirrje që votuesit të votojnë ASHM, sjellje kjo, e cila bie ndesh me Kodin Zgjedhor.









