PAQJA NE UKRAINE/ Dënohet “lufta brutale” e Rusisë – G7-ta pro rritjes së trysnisë ndaj Kremlinit, nëse s’ka armëpushim

Ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të G7-s [grupi i shtatë shteteve më të industrializuara të botës] janë pajtuar gjatë një takimi në Kanadanë perëndimore se Rusia mund të përballet me sanksione shtesë, nëse ajo i reziston një nisme për një armëpushim në luftën e saj në Ukrainë.

Shefat e Financave të G7-s kanë dënuar “luftën brutale” të Rusisë nëpërmjet një komunikate më 22 maj, në fund të takimit të tyre, dhe kanë thënë se nëse përpjekjet për të arritur një armëpushim dështojnë, ata do t’i shqyrtojnë të gjitha opsionet e mundshme, përfshirë “një shtim të mëtejmë të sanksioneve”.

Komunikata ka thënë, po ashtu, se asetet sovrane të Rusisë, që mbahen në juridiksionet e vendeve të G7-s, do të mbeten të ngrira derisa Moska t’i japë fund luftës dhe të paguajë për dëmet që ia ka shkaktuar Ukrainës.