OPERACIONI “URA”/ Në kërkim edhe Redi Tusha, vëllai i truprojës së Sali Berishës! Ja akuza ndaj tij

Redi Tusha, në kërkim dhe me masë “arrest në burg” me vendim të autoriteteve italiane, për llogari të operacionit “Ura”, ku u firmosën 26 urdhër-arreste, rezulton të jetë vëllai i Ervis Tushës, i cili është një nga truprojat e Sali Berishës.

 Nga hetimet ka rezultuar se Redi Tusha akuzohet për trafik droge drejt Italisë.