Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin ‘End’ që çoi në pranga 43-vjeçarin Klement Zguro (Kaçolli), i dënuar me 11 vite burg.
Ai është dënuar për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
“Në vijim të punës për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes së një personi të shpallur në kërkim për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “End”, si rezultat i të cilit u bë kapja, në rrugën “Mikel Maruli”, e shtetasit në kërkim Klement Zguro (Kaçolli), 43 vjeç, banues në Tiranë”, njoftoi Policia.
Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. 43-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 vite e 11 muaj burgim.
43-vjeçari iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale









