Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka uruar Kryeministrin Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në një postim në platformën X, Starmer uron Ramën për fitoren të cilën e cilëson si historike.
“Urime Edi Rama për fitoren tuaj historike në zgjedhje. Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin për të sjellë rezultate për njerëzit e zakonshëm në të dy vendet tona”,shkruan Starmer.
Më herët kryeministrin Rama e ka uruar edhe Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez dhe Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković.









