“MEMORANDUMI I KUÇIT”/ A do të qëllojë sërish Edi Rama me parashikimin e mandateve si në 2021? Ja si e deklaron rezultatin…

Mbulesa e tavolinës që firmoset çdo katër vite në një lokal modest në fshatin Kuç të Vlorës, duket se po kthehet në një “memorandum” fatsjellës për socialistët e drejtuar nga Edi Rama, pasi po arrijnë të parashikojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Ndërsa na ndajnë vetëm tre ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kryeministri Edi Rama dhe ekipi i tij në Partinë Socialiste kanë bërë projeksionet e tyre.

Mbulesa e tavolinës së lokalit më fshatin kryeqendër të Labërisë mban shënimin “Memorandum 2” dhe Edi Rama e ka firmosur mes burrave të krahinës së Kurveleshit numrin e mandateve që do të marrë në këto zgjedhje.