47 liderë të lartë të Evropës janë pritur një e nga një nga kryeministri Edi Rama për rreth 2 orë të premten në një tapet të kuq të improvizuar në sheshin Skënderbej për të marr pjesë në Samitin e Komunitetit Evropian që po mbahet në Tiranë.
Pas kësaj ata janë zhvendosur në sallën e Operës dhe Baletit ku u mbaj ceremonia hapëse për punimet e këtij samiti, një ceremoni ku i ndërthurur tradicionalja me klasiken nën një sfond të kuq të ndezur simbol i flamurit shqiptar.
Pas fotos familjare liderët më të lartë të Evropës të mbledhur për herë të parë në një samit të këtij niveli në një vend të Ballkanit Perëndimor u zhvendosën në strukturën e ndërtuar ngjitur me statujën e Skënderbeut ku do të zhvillohen panelet e diskutimeve në këtë samit.
Një moment i veçantë ishte ndalesa e secilit prej liderëve para yllit më madh të vendosur në këtë strukturë, të cilësuar nga Rama si ylli evropian i Shqipërisë në BE, ku hodhën firmat e tyre.









