Një moment i sikletshëm, mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe gruas së tij, Brigitte Macron, bëri xhiron e rrjetit. Një video, ku në dukje, Brigitte e qëllon me shuplakë Macron, shkaktoi dinamikë në media.
Sipas një eksperti të leximit të buzëve, gruaja e Emmanuel Macron, Brigitte, nisi një sulm të ashpër me katër fjalë ndaj Presidentit francez disa sekonda pasi ajo u shfaq duke e qëlluar me shuplakë.
Duke folur për Express, eskperti thotë: “Ndërsa dera e avionit hapet, Presidenti Macron shihet duke u kthyer nga Brigitte. Në një moment të papritur, ajo e shtyn në fytyrë . Duke kuptuar se dera është tashmë e hapur dhe stafi po dëshmon ndërveprimin, Emmanuel duket i parehatshëm dhe shpejt ngre dorën me një “Përshëndetje” të detyruar.”
Një anëtare femër e stafit më pas ‘tkurret dukshëm, duke krehur dorën nëpër flokë nga sikleti’ përpara se të zbresë shkallët me shpejtësi.
Analisti shtoi: “Pastaj Emmanuel i afrohet Brigitte përpara se të qetësohet dhe të kalojë në anën tjetër. Pak çaste më vonë, ai i bën shenjë asaj ta ndjekë me “Le të shkojmë”. Ai falënderon pilotin dhe i bën me dorë kamerave, duke u përpjekur të rikuperojë imazhin përballë publikut.
“Por në krye të shkallëve, gjërat ngrijnë përsëri. Ai i ofron krahun; ajo e injoron, duke u kapur pas kangjellave. Ndërsa kalon, ajo duket sikur murmurit dhe lexon buzët si ‘Dégage, espèce de loser’, që përkthehet në anglisht ‘Rri larg, o humbës.'”
Më pas, Macron duket se thotë “Essayons, s’il te plaît”, që përkthehet në anglisht si: “le të provojmë, ju lutem?” Ajo përgjigjet shkurt:“Jo.” Lexuesi i buzëve vazhdoi: “Shprehja e tij përmbyllëse dhe fraza që lexon buzët si “Je vois” e përkthyer në anglisht “Unë shoh”, thonë gjithçka.
“Përgjigje e nxehtë: Një shkëmbim i rrallë i pakujdesshëm që lë të kuptohet për tensione më të thella midis çiftit. Një shkëmbim për t’u ndjekur, veçanërisht me një axhendë të ngjeshur diplomatike përpara.”
Momenti, i filmuar ndërsa çifti filloi një turne në Azinë Juglindore, shpejt mori vëmendjen në Francë, me median vendase që debatoi natyrën e shkëmbimit të shkurtër fizik.
Dyshja, të cilët janë të martuar që nga viti 2007, u takuan për herë të parë në vitin 1993 kur Brigitte ishte një mësuese 39-vjeçare në një shkollë të mesme dhe Emmanuel ishte nxënësi i saj 15-vjeçar dhe shok klase me vajzën e saj.









