Barcelona është një hap larg titullit kampion në Spanjë, ndërsa i nevojitet fitorja në përballjen e mbrëmjes ndaj Espanjolit. Më herët, Reali mori një fitore me përmbysje, ndërsa diferenca mes tyre është 4 pikë.
Në rast fitore në derbin ndaj Espanyolit Barcelona do të shpallet kampione e La Ligas për këtë sezon, ku luan duelin e javës së 36. Blaugranët e shohin veten 4 pikë përpara Realit të Madridit, i cili aktualisht ka dhe 2 ndeshje në dispozicion, ndërsa katalansit 3. Në rast se fitojnë në mbrëmje, diferenca do të shkonte në +7 dhe automatikisht do ti shpallte kampionë të Spanjës.









