KRIMI ZGJEDHOR/ U bë pjesë e fushatës së Berishës; – SPAK i sekuestron Celularin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi

Dyshohet se sekuestro i celularit dhe ushtrimi i kontrollit të banesës ka ardhur pasi Rroshi ka kryer krime zgjedhore.

Roshi

Ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshit i është sekuestruar celulari me urdhër të SPAK. Më tej bëhet me dije se është ushtruar kontroll edhe ndaj banesës së tij.

Dyshohet se sekuestro i celularit dhe ushtrimi i kontrollit të banesës ka ardhur pasi Rroshi ka kryer krime zgjedhore. Përveç Roshit, janë ushtruar kontrolle edhe në persona të tjerë dhe janë sekuestruar edhe 3 aparate celularë.

Hetimet po ndiqen nga prokurori i posaçëm Kondilli dhe janë realizuar nga strukturat e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), me mbështetjen e Policisë së Shtetit.