KOSOVA NE NGERÇ/ Dështon sërish votimi i fshehtë për Albulena Haxhiun, LVV nuk propozon kandidaturë tjetër.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan të konstituojnë legjislaturën e nëntë edhe në tentimin e nëntë.

Propozimi i kryesuesit të seancës, deputetit të LVV-së, Avni Dehari për votim të fshehtë të kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, nuk kaloi.

Pas kësaj, LVV-ja nuk e propozoi fare kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe seanca u ndërpre.

Dehari tha se vazhdimi i seancës do të bëhet më 3 maj.