KOSOVA NE KRIZE/ Vijon ngërçi institucional; dështon sërish për të 16-ën herë seanca konstituive e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhen sot për të 16-tën herë me rradhë, në përpjekjen e gjashtëmbëdhjetë për të konstituar parlamentin e ri.

Tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kuvendi ende nuk ka arritur të konstituohet. Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për të zgjedhur kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Në votimet e mëhershme,  ajo ka marrë vetëm 57 vota. Për të siguruar mandatin, Haxhiut i nevojiten më së paku 61 vota.

Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK po kundërshtojnë kandidaturën e saj.

Ka dështuar sërish për të 16-ën herë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga deputetët që të votojnë për formimin e Komisionit Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por që propozimi dështoi të marrë votat e mjaftueshme.

Seanca pritet të vazhdojë ditën e shtunë, rreth orës 10:00.