INTERVISTA/ Parashikimi 11 Majin; Rama i është shmangur një shifre konkrete: Në 11 maj nuk i diskutoj 71 mandatet, luftoj për takimin me historinë

Kur duhen edhe 7 ditë që vendi të mbajë zgjedhjet parlamentare, kryeministri Edi Rama duke ju shmangur një shifre konkrete siç ka bërë zakonisht, tha për “Review” në Euronews Albania se Partia Socialiste ka si objektiv të marrë 71 mandat, por sipas tij, kjo nuk është diçka që diskutohet.

Sipas tij të dielën nuk luftohet vetëm për 71 mandate, por për mbylljen e negociatave me BE-në për anëtarësimin e Shqipërisë

“Ne si komb shqiptar, ne si popull i Shqipërisë këtu, të dielën kemi takim me historinë. Nuk është për Partinë Socialiste as për partinë e kënetës, është për historinë. Partia Socialiste, 71 mandate nuk i diskuton.

Këtu nuk bëhet fjalë për 71-shin por për një mesazh force të popullit shqiptar në raport me Europën. Për një mesazh force që të krijojmë këtu një fuqi të përqendruar deri në 2027 te negociatat. Ne na ka ndodhur ajo që nuk i ndodh çdo gjenerate. Na e solli fati në dorë që për dy vite të mbyllim negociatat me BE-në që deri dje nuk e hapte derën”, tha Rama.