Policia ka nisur proçedimin penal në gjendje të lirë për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Sali Berishës, Flamur Noka pas incidentit të shënuar në paraditen e sotme në një qendër votimi në Vorë.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pasi komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Flamur Noka, për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Procedimi në gjendje të lirë nisi pasi në bazë të kallëzimeve të shtetasve Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, ky shtetas ditën e sotme, në Vorë, i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit.
Materialet procedurale do t’i referohen SPAK për hetime të metejshme”, bën me dije policia.









