Ky që shihni në foto është 29-vjeçari Ermir Dedja, i cili mbeti i vrarë nga një atentat që iu bë gjatë mesnatës në lagjen nr. 18 të qytetit të Durrësit.
Dedja u qëllua me armë zjarri më datë 20.05.2025, rreth orës 00:50, dhe ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit si pasojë e plagëve të marra.
Sipas burimeve, i riu sapo kishte zbritur nga makina kur u qëllua me breshëri plumbash nga një armë kallashnikov.
Ai dyshohet se ishte i përfshirë në rrjete të grupeve kriminale, ndërsa kishte dy precedentë të njohur penalë: i pari për një çështje trafiku droge drejt Kosovës në vitin 2015, dhe një tjetër në vitin 2017 për një plagosje në Shijak, ku akuzohej për përkrahje të autorit të krimit.









