Spektakli më i madh muzikor në Evropë, Eurovision Song Contest 2025, po hyn në fazën finale me një garë të fortë mes 26 shteteve, por këtë vit vetëm dy vende nga Ballkani kanë arritur të sigurojnë një vend në natën përfundimtare: Shqipëria dhe Greqia.
Shqipëria u kualifikua që në natën e parë gjysmëfinale, ku u përfaqësua me shumë stil nga grupi Shkodra Elektronike dhe kënga e tyre elektrizuese “Zjerm”, që mori vëmendje të madhe në skenë dhe në rrjetet sociale.









