Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar kalon për gjykim dosjen penale të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Vendimi u mor nga gjyqtarja e posaçme Flojera Davidhi.
Nën akuzë për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi si dhe biznesmeni Fatmir Bektashi.
SPAK ka ngritur ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij akuzat për shpërdorim detyre, korrupsioni, fshehje pasurie dhe pastrimi i produkteve të veprës penale.
Ditën e sotme është mbajtur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, seanca paraprake për dosjen “Partizani”, ku avokati i kreut të PD Sali Berisha dorëzoi një kërkesë për pavlefshmëri të vendimeve të dhëna nga gjyqtarja Irena Gjoka.









