DOSJA “GERDECI”/ Mungon gjyqtarja; shtyhet seanca gjyqësore ndaj Fatmir Mediut

Shtyhet seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme ndaj Fatmir Mediut për dosjen “Gërdeci”.

Shkak u bë mungesa e gjyqtares Irena Gjoka, e cila kishte paraqitur raport mjekësor.

Gjyqi për Mediun ndodhet ende në fazën e kundërshtimeve që ish-ministri i Mbrojtjes po bën ndaj akt-ekspertizës së sjellë nga ekspertët.