DOREHEQJA/ Këshilltari i lartë i Trump për sigurinë praportohet se do të largohet nga posti

Michael Waltz, këshilltari i lartë për Sigurinë Kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, do të largohet nga detyra e tij, ka raportuar “Reuters” të enjten në burime.

Pos tij, pritet që nga posti të largohet edhe zëvendësi i Waltzit, Alex Wong.

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar ende raportimet.

Waltz krijoi grupin e bisedës Signal, në të cilin u shtua pa dashje një gazetar, ku zyrtarë të lartë planifikonin sulme ushtarake në Jemen.

Ekipi i Trump më parë minimizoi rreziqet e sigurisë dhe tha se asnjë material i klasifikuar nuk u nda në bisedë.

Largimi i tij nga posti vjen në të njëjtën javë që Trump festoi 100 ditët e tij të para në detyrë.

Waltz ishte ndër të parët që u emërua nga Trumpi. Para rolit në Shtëpinë e Bardhë, ishte kongresist nga Florida prej vitit 2019. Në kongres pati shërbyer në komitetin për Inteligjencë, Shërbime Ushtarake dhe Politikë të Jashtme.

Në të kaluarën ka qenë pjesë e Ushtrisë amerikane, duke u pensionuar pas 27 vjetësh me gradën e kolonelit.