Sipas tij, pajisja u gjet dhe u konfiskua nga shërbimet e sigurisë para fillimit të takimit, ndërsa gazetari ishte paralajmëruar që në mëngjes të mos tentonte një veprim të tillë, pasi kishte informacione përkatëse në lidhje me qëllimet e tij.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka denoncuar përpjekjen e gazetarit Yolan Cohen për të futur një pajisje përgjimi në zyrën e tij përpara një takimi të planifikuar me familjet e pengjeve.
Sipas tij, pajisja u gjet dhe u konfiskua nga shërbimet e sigurisë para fillimit të takimit, ndërsa gazetari ishte paralajmëruar që në mëngjes të mos tentonte një veprim të tillë, pasi kishte informacione përkatëse në lidhje me qëllimet e tij.
Zyra e Kryeministrit izraelit e përshkruan rastin si serioz dhe të paligjshëm, duke e denoncuar Kanalin 12 si një “kanal propagande të majtë” që nuk ngurron të dëmtojë edhe familjet e pengjeve me qëllim që të sulmojë politikisht Kryeministrin izraelit.
“Kanali 12 është bërë prej kohësh një instrument sulmi kundër Kryeministrit Netanyahu”, thuhet në deklarata.









