DEKLARATA E FORTE/ Deputeti i PD Xhaferaj paralajmëron: Zgjedhjet e 11 majit po fitohen nga Partia Socialiste

Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferaj ka bërë një deklaratë të befasishme lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare 2025 ndërsa vetëm 6 ditë na ndajnë nga procesi i votimit.

I ftuar në emisionin “Dekalog” me gazetarin Roland Qafoku, Xhaferaj është shprehur se rezultati i parlamentareve 2025 është tashmë i ditur duke pranuar hapur se këto zgjedhje do të fitohen nga Partia Socialiste.

Demokrati tha se mënyra e organizimit dhe e vendimarrjes në Partinë Demokratike, nuk i siguron dot Shqipërisë rotacionin e domosdoshëm duke ia dhënë fitoren kundërshtarit më të madh politik, Partisë Socialiste.

Unë kritikën e bazoj në argument ndaj them se zgjedhjet në demokraci i karakterizon pasiguria që fituesi nuk dihet. Ndryshe nga këto zgjedhje ku rezultati dihet, dhe prandaj janë zgjedhjet më të shëmtuara që kam parë ndonjëherë.

Fatkeqësi të thuhet se e djathta për mënyrën sesi u konceptua, për vendimarrjen që pati në këto 3 vite dhe për shumë elelmentë që ne mund t’i diskutojmë është projektuar në mënyrë të atillë që nuk e siguron dot rotacionin aq të domosdoshëm për Shqipërinë.

Nuk kam dëshirë ta pranoj por këto zgjedhje i fiton Partia Socialiste”, u shpreh deputeti Ferdinand Xhaferaj.