DAKORTESIA/ Marreveshja SHBA-Ukrainë ka marrë mbështetjen edhe të Britanisë së Madhe

Sekretari i Jashtëm Britanik, David Lammy, përshëndeti nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara dhe siguroi për vazhdimin e partneritetit 100-vjeçar të Londrës me Kievin.

“Britania e Madhe mirëpret hapat e ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina për të nënshkruar një marrëveshje partneriteti ekonomik. Mbështetja e Britanisë së Madhe për Ukrainën mbetet e palëkundur. Falë partneritetit tonë 100-vjeçar, ne po thellojmë lidhjet ekonomike dhe të sigurisë për brezat e ardhshëm të të dy vendeve tona”, shkruan Lammy në rrjetin social X.