Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duket sikur nuk i “ndahet” vendimit të tij për bllokimin e regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard, një masë që u quajt e paligjshme nga universiteti i njohur dhe u pezullua nga një gjyqtar.
“Pse Harvard nuk thotë se gati 31% e studentëve të tij vijnë nga vende të huaja, e megjithatë këto vende, disa prej të cilave nuk janë aspak miqësore me Shtetet e Bashkuara, nuk paguanin asgjë për arsimimin e studentëve të tyre dhe as nuk kanë ndërmend ta bëjnë këtë”, shkroi Trump në platformën Truth Social.
Gjithashtu, Trump shton se duhet të jenë të njoftuar për gjithë ata që vijnë nga shtetet e huaja, ku sipas tij SHBA i jep Harvardit miliarda dollarë, por ata nuk janë transparent.
“Ne duam të dimë se kush janë këta studentë të huaj, një kërkesë e arsyeshme pasi ne i japim Harvardit miliardë dollarë, por Harvardi nuk është vërtet transparent”, shton ai.









