AKSION I SPAK/ Goditja e një skeme të kontrabandës së cigareve – lëshohen rreth 15 urdhër arreste; në pranga doganierë e biznesmenë

Një operacion i SPAK është duke u zhvilluar kundër një skeme të kontrabandës së cigareve.

Nga raportimet e News24 mësohet se operacioni që po drejtohet nga prokurorë të SPAK dhe BKH ka çuar në pranga doganierë, biznesmenë dhe shtetas të huaj.

Nga raportimet mësohet se gjithashtu janë lëshuar 21 urdhëra ndalimi për dalje jashtë vendit të personave të përfshirë në këtë skemë të kontrabandës.

Mësohet se hetimi lidhur me çështjen në fjalë ka nisur disa muaj më parë.