Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut – Laç”.
Dyshohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar një këmbësor, me inicialet F.H., 59-vjeç. I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin rajonal Kurbin, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e shoferit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut – Laç”, dyshohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin F. H., 59 vjeç, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.
I dëmtuari është transportuar menjëherë në spitalin rajonal Kurbin, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja së bashku me automjetin. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.









