Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për Elbasanin, ish-deputeti Endri Hasa, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka sjellë një të vërtetë të madhe sipas tij, e cila ka të bëjë me tmerrin që ka shkaktuar ndër politikanë binomi SPAK dhe 313, që nisi si një batutë e Lulzim Bashës dhe që pasqyron morali e qeverisjes së sotme.
Postimi :
“SPAK” dhe “313” binomi që po tmerron politikën e vjetër⚖️
Nisi si një batutë e Lulzim Bashës në rrjetet sociale për një të vërtetë të madhe që lidhet me atë çfarë pasqyron sot kjo qeveri. Kur Edi Rama flet për rinovim të Partisë Socialiste, mjafton të kthej kokën pas dhe të shoh burgjet e tij, në secilin prej tyre në të gjithë shpërndarjen gjeografike ka të shpërndarë ministra, deputetë, drejtorë dhe funksionarë të PS.
Të gjithë i bashkon vjedhja e shqiptarëve. Të gjithë i bashkon babëzia për të zhvatur me pushtetin që kanë pasur. Në çdo studio ja shoh kompleksin deputetëve apo ministrave sa herë i flas për SPAK apo për Burgun 313. E dinë që herët ose vonë koha do të vijë për fundin politik, nga i pari tek i fundit. Bashkë me Edin kuptohet😉
Votoni 4 #KoalicioninEuroatlantik🇦🇱🇺🇲
✅️Elbasan✅️Endri Hasa✅️










