Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, priti në një takim kryesuesin e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ambasadorin Lamberto Zannier.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi procesin zgjedhor dhe problematikat që e shoqërojnë atë. Basha theksoi se, përtej pazarit politik Rama-Berisha për mbylljen e listave, Koalicioni Euroatlantik ia ka dalë t’u japë qytetarëve mundësinë të zgjedhin vetë kandidatin që duan t’i përfaqësojë në Parlament.
“Listat 100% të hapura janë risia e këtyre zgjedhjeve dhe modeli i demokracisë që ofron Koalicioni Euroatlantik,” tha Basha.
Ai vlerësoi gjithashtu planin e SPAK për parandalimin e krimit zgjedhor, duke theksuar se – siç është provuar edhe në zgjedhjet e kaluara – krimi i organizuar, shitblerja e votës dhe përdorimi i administratës publike kanë deformuar vullnetin e zgjedhësve dhe kanë penguar rotacionin politik në vend.









