VIZITA NE FRANCE/ Sekretari Rubio dhe negociatori me Rusinë Witkoff pritet të vizitojnë këtë javë Parisin, Ja tema e bisedimeve

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steven Witkoff planifikojnë të vizitojnë Parisin këtë javë për të diskutuar konfliktin në Ukrainë, bashkëpunimin me Iranin dhe tarifat tregtare të vendosura nga Presidenti i SHBA Donald Trump, raportoi Politico.

Witkoff do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron ndërsa Rubio do të flasë me homologun e tij francez, ministrin e Jashtëm Jean-Noel Barrot.

Ata do të diskutojnë edhe situatën në Gaza, ku Izraeli po kryen një operacion ushtarak. Datat e takimeve nuk janë  bërë ende të ditura.

Politico thotë se bisedimet e Macron me Witkoff do të zhvillohen disa ditë pas një vizite të të dërguarit në Shën Petersburg, ku ai u takua me liderin rus Vladimir Putin. Franca, nën udhëheqjen e Macron, po luan një nga rolet kryesore në Evropë në zhvillimin e garancive të sigurisë për Ukrainën në rast të një zgjidhjeje të konfliktit ukrainas.