VIZIONI I SE RESE/ Avokatja Irsida Shehi: Më 11 maj nuk zgjedhim thjesht një parti, por një Shqipëri të re

Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Tiranë, Irsida Shehi, përfaqëson zërin e një brezi të ri që kërkon të ndryshojë rrënjësisht politikën shqiptare. “Nga njëra anë kemi një kastë të vjetër e të konsumuar që bredh nëpër dyert e SPAK-ut, nga ana tjetër jemi ne, të rinj të ndershëm që takojmë qytetarët në rrugë,” shkruan Shehi në një reagim të sajin.
Ajo thekson se Shqipëria është ndarë në dy realitete të papajtueshme: “Njëra palë kërkon të shpëtojë veten, ne kërkojmë të shpëtojmë Shqipërinë.” Mbështetja për SHBA dhe aleatët ndërkombëtarë, sipas saj, është jetike për ta nxjerrë vendin nga rrethimi i një diktature moderne.
#ShqipëriaMeritonMëShumë ✅Voto #4 – Koalicioni Euroatlantik

Postimi i plotë:

Pse duhet t’i themi PO Koalicionit Euroatlantik

Pak ditë na ndajnë nga hapja zyrtare e fushatës zgjedhore dhe të gjithë e ndjejmë se megjithëse nuk ka filluar zyrtarisht ka një veçanti nga gjithë të tjerat që kemi kaluar. Një veçanti që gërthet fort.

Ndarë në dy pjesë, një kastë e vjetër 35 vjeçare me individë të konsumuar e arrogante dhe një kastë e re me individë të ndershem, të pankonsumuar e mbi të gjitha me vlera njerëzore. Një grupim që megjithëse të ndarë në logo të ndryshme bëjnë shëtitje njëherë njëri njëherë tjetri në SPAK dhe një grupim që shëtitjet i bën nëpër rrugë për të takuar qytetarë të tjerë të ndershëm si ata. Një grupim që dëshirën e vetme që ka është që SHBA dhe partnerët ndërkombëtarë mos ta kenë vëmendjen te shqiptarët dhe nje grupim që mbështetjen e SHBA dhe partnerëve ndërkombetarë e shohin si jetësore për të ardhmen e Shqipërisë.

E të ndarë në dy realitete të ndryshme një grupim mendon vetëm si të shpëtojë dhe pasurojë veten dhe grupimi tjetër si të shpëtojë Shqipërinë.

Ndaj vota për Koalicionin Euroatlantik në zgjedhjet e dates 11 maj bëhet kaq e thjeshtë. Është zgjedhja që çdo qytetar ka nevojë pas 12 vjet korrupsion, mashtrime, largim masiv, arrogancë, e keqpërdorim të fondeve publike. Një zgjedhje që na largon nga një diktaturë moderne dhe na sjell një demokraci reale dhe një të ardhme të artë për Shqipërinë.

Një forcë që mendon për njerezit, që nuk i ofron mrekulli por realitetin dhe dinjitetin që meritojnë. Le t’i kthejmë Shqipërisë shpresën dhe energjinë e shteruar. Shqipëria meriton më shumë dhe do ketë më shumë me zgjedhjen e duhur.