Tashmë humbja e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” në zgjedhjet e 11 Majit po bëhet i pranuar edhe nga eksponentë të lartë të këtij formacioni politik. Në një intervistë televizive në News24 kreu i FRPD Besart Xhaferri i akomoduar i shtati në listën e mbyllur të Sali Berishës për Tiranën ka shpalosur sot dhe një pjesë të strategjisë politike të ASHM pas datës 11 Maj.
Siç tha Xhaferri aksioni i tyre politik pas ditës së zgjedhjeve do të përqëndrohej në betejën për votën e lirë dhe jo në zgjedhjet për kryetarin e partisë. Pra krejt ndyshe nga sa e përcakton statuti i “Rithemelimit” që kryetari i partisë në rast humbje të një palë zgjedhjeve parlamentare largohet pa asnjë justifikim, Xhaferri me gjase deputet i parlamentit të ri oaralajmëroi se largimi i Berishës as që është më obsion.
Pra siç po paralajmërohet, ekipi i ri i deputetëve të ASHM fokus të tyre do kenë vëllimin e dytë të “Librit të Zi” për denoncimin e vjedhjes së zgjedhjeve.









